Ja çfarë ndryshon në ligjin “Për regjistrimin e biznesit”

Ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e biznesit” po diskutohen mes ekspertëve të fushës dhe grupe të interesit.

Në relacionin që shoqëron këtë pr.ligj, citohet se “Aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit juridik, bëhet brenda 30 ditëve nga data e ndryshimit faktik të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji”.

Për shoqëritë aksionare, mosplotësimi i detyrimit të përcaktuara këtë ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë.

Një tjetër ndryshim lidhet me personat që mund të bëjnë aplikimin fillestar për regjistrimin. “Aplikimi për regjistrimin fillestar të shoqërive tregtare bëhet bashkërisht nga të gjithë themeluesit ose nga administrator i shoqërisë, ose nga çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimet e tjera bëhet nga personat përgjegjës për përfaqësimin e shoqërisë në marrëdhënie me të tretët ose çdo person i autorizuar prej tyre. Aplikimi për regjistrimin e veprimeve juridike, që lidhen pjesëmarrjet, kuotat apo aksionet, mund të kryhen, gjithashtu, dhe nga anëtari, ortaku apo aksioneri, të cilit këto i përkasin”, citon relacioni i pr.ligjit. /atsh/

Loading...