Detaje të dhimbshme nga t.ragjedia e Julenit që ra në pus

Autoritetet spanjolle janë duke dhënë detaje të operacionit të nxjerrjes së trupit të vogëlushit që ra në pusin e thellë 100 metra.

Përmes një konference për shtyp që po mbahet tani, drejtuesit e Mbrojtjes Civile janë duke shpjeguar se si ndodhi ak.sidenti dhe si vijoi puna për nxjerrjen e djalit.

Sipas tyre dyshohet se Juleni ka ndërruar jetë që në momentin që ra në pus pas hetimet e para tregojnë se ai ka patur një rënie të lirë për 75 metra.

Kjo e bën të pamundur që vogëlushi të ketë mundur të jetojë pas rënies, sipas tyre.

Trupi i djalit i është kthyer familjarëve dhe ata po mbështeten me ndihmë psikologjike.

Juleni 2.5 vjeç ra dy javë më parë në një pus 100 metra të thellë dhe 25 cm të gjerë në Malaga teksa ishte në piknik me prindërit e tij.

Autoritetet nuk kanë zbuluar ende se kush e hapur pusin në mënyrë ilegale për të kërkuar ujë, por që nuk e mbylli më më pas.

Tashmë të dy puset, njëri ku ra Juleni dhe tjetri që u hap për shpëtimin e tij do të mbyllen me hekur, për të parandaluar ndonjë tragjedi të ngjashme./albeu

Loading...