Në një tavë të qeramikes, vendosim gjalpin, patatet e pastruara dhe të coptuara i rendisim në të, sipër shtojmë prshin e pastruar dhe të coptuar, pastaj shtojmë majdanozin.
2
Në një enë vendosim kuben e supes me ujë të nxehtë dhe e lëm derisa të shkrihet.
3
Në një tjetër enë shtojmë ujin, vajin e ullirit hudhren e coptuar imët, masën e përziejmë bashkë, dhe e shtojmë në tavë, pastaj shtojmë ujin me kuben e supes.
4
Masen në tavë e përziejmë mirë, pastaj e vendosim në furrë në temperaturë 190gradë dhe e lëm të piqet për 90 minuta (vetëm se mbas 45 minutash tavës sipër i shtojmë folie alumini).
5
Në ndërkohë në një enë rrahim vezët së bashku me qumështin.
6
10 minuta para se ta heqim taven nga furra, shtojmë masen e përgaditur me vezë dhe qumësht, kështu tava ka shije dhe dukje shumë më të mirë.
Ju bëftë mirë