Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë në Kosovë (KOSTT) është çertifikuar nga Energy Community Regulatory Board , dhe tash e tutje do t’i njihen ndërkombëtarisht të gjitha asetet me të cilat disponon.
Sipas Haradinajt, çertifikimi nga Sekretariati i Komunitetit te Energjise ka rëndësi për njohjen e KOSTT si operator i sistemit transmetues nga Rrjeti Europian i Operatorëve të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike, si një ndër parakushtet themelore për anëtarësim në ENTSO-E, dhe institucionet tjera europiane, që do t’i mundësonte operim të pavarur nga Serbia.
Loading...