Ministria e Shëndetësisë apel për vaksinimin ndaj fruthit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve që nëse dyshojnë se kanë disa shenja të fruthit, nëse nuk janë të vaksinuar dhe nëse kanë rënë në kontakt me një person të sëmurë t’i drejtohen mjekut.

Sipas ministrisë, në këto raste ju duhet të bëni vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin.

“Për këtë duhet të këshilloheni me mjekun tuaj”, shprehet ministria.

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar.

Një person i infektuar mund të përhapë viruset në ajër nëpërmjet kollës apo teshtimave. Virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe për disa orë, kështu që mund të futet në rrugët e frymëmarrjes nëpërmjet ajrit, duke infektuar dhe persona të tjerë./atsh

Loading...