Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Cërrik .
Mjeti fouristradë me targa AA883GJ është përplasur me mjetin tip zetor dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona.
Dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të traumes në Tiranë.
Të plagosurit janë Luiza Xhangoli 43 vjeçe, nëna e drejtuesit të automjetit dhe Ylli Karaj 43 vjeç drejtuesi i motoçikletit janë në gjendje kritike për jetën.
Loading...