Më shumë se 2 000 emigrantë dhe refugjatë kanë vdekur që prej janarit gjatë kalimit në Mesdhe me destinacion përfundimtar Europën, njoftoi sot OKB-ja, duke sqaruar se më shumë se gjysma e tyre vdiqën në përpjekje për të shkuar në Itali.
Një zëdhënës i Komisariatit të Lartë për refugjatët në OKB (UNHCR) Charlie Yaxley gjatë një konference shtypi të mbajtur në Gjenevë deklaroi se “rreth 105 000 azilkërkues dhe emigrantë kanë mbërritur deri më sot në Europë dhe numri i jetëve të humbura në Mesdhe ka tejkaluar shifrën e 2 000 personave”.
Këto të dhëna janë në rënie në raport me vitet e fundit.
Një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Emigrantët (ONM), Joel Millman sqaroi se “ky është viti i pestë radhazi që kalohet pragu i 100 000 emigrantëve dhe refugjatëve”.
ATSH