Ndocaj tregon sherrin me Ramën: “idiot, malok i trashë”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduard Ndocaj ka treguar në Xing me Ermalin se është zënë disa herë me Kryeministrin Rama.

Ndër të tjera ai tregoi një rast kur ishte zënë në telefon me Kryeministrin për shkak se kishte kundërshtuar qeverinë për çështjen e plehrave.

Sipas tij, telefonata mes tyre kishte zgjatur rreth 30 minuta dhe se Rama i kishte thënë “s’dua të të shoh më në Kryeministri” dhe e kishte quajtur “idiot, malok, të trashë”.

Me ironi Ndocaj tha se gjuhën Rama e kishte të ëmbël.
(shqiperiaime)

Loading...