24-vjeçari ishte prej 3 vitesh në kërkim dhe akuzohet se është pjesë e një grupi që ka trafikuar 2 ton marijuanë përmes detit në vendin fqinj.
Autoritetet italiane informojnë se përgjatë një operacioni të përbashkët me policinë shqiptare është arrestuar në Shqipëri, i dyshuar si trafikanti i kërkuar i drogës, A. Elezi.
I riu në gusht të vitit 2016 i kishte shpëtuar policisë italiane, gjatë operacionit për arrestimin e trafikantëve që u kapën me 2 tonë marijuanë.
5 persona u kapën menjëherë nga policia e Ankonës dhe Pesaros, por njëri prej trafikantëve arriti të shpëtonte.
“24 vjeçari u arrestua në Shqipëri dhe pritet ekstradimi drejt Italisë, për të nisur gjyqin”, raportojnë mediat e vendit fqinj.
(BalkanWeb)