Ngrin lumi Hudson, tetë anije janë shtyrë nga pllakat e mëdha të akullit, një anije është mbytur

Të paktën tetë anije janë shtyrë nga pllakat e mëdha të akullit përgjatë lumit Hudson, në Shtetin e New York-ut. Një tjetër anije është mbytur ndërsa të tjerat janë shpëtuar nga Departamenti i ambientit.

Në pamjet që po shihni një anije udhëtarësh ngec poshtë urës, por sipas një njoftimi për shtyp fatmirësisht nuk ka të plagosur dhe as dëme në strukturë.

I ftohti i madh dhe temperaturat e ulëta që kanë goditur këto ditë SHBA kanë sjellë ngrica dhe probleme të mëdha me lëvizjen dhe transportin.

(BalkanWeb)

Loading...