Dritan Leli, Flamur Mamaj dhe Blendi Klosi me lopata në dorë e veshje pune. Mbillen 500 fidane “Pishë e egër” në Karaburun.

500 fidanë të llojit “Pishë e egër” u mbollën në kuadër të ditës së Shërbimit Pyjor në Parkun Natyror Karaburun. Kjo sipërfaqe është djegur nga zjarri i datës 02.08.2017 dhe që prej ateherë shenja të erozionit dhe degradimit kanë qënë evidente në zonë. Ndërhyrja me mbjelljen e fidanëve ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për rehabilitimin e sipërfaqes së djegur por edhe si masë për minimizimin e erozionit dhe rrëshqitjeve të dherave duke rrezikuar shpesh rrugën nacionale.

Nxënësit e shkollës Hasan Mehilli, Dukat I Ri që janë gjithmonë të papërtuar dhe të gatshëm për tu angazhuar në aktivitete në mbrojtje të Mjedisit, kane marre pjese ne kete aktivitet. 

Në këtë aktivitet mori pjesë gjithashtu Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, prefekti i qarkut Vlorë Z. Flamur Mamaj, kryetari i Bashkisë Vlore Z. Dritan Leli.

Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore

 

 

 

Loading...