17 mijë zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes

Janë rreth 17 mijë raste të cilat janë adresuar në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe kanë gjetur zgjidhje.

Kështu deklaroi sot në takimin javor me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama, ndërsa në takim u prezantuan edhe rastet e suksesshme të funksionimit të platformës.

“Ne jemi vërtetë të inkurajuar nga fakti që numri i qytetarëve që i drejtohen platformës rritet. Jemi po ashtu krenarë për faktin që po i afrohemi 17 mijë rasteve të adresuara konkretisht dhe zgjidhjeve, të cilat përndryshe mund të ishin vonuar ende më tepër ose mund të ishin ende sot duke u zvarritur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi faktin se qytetarët shprehen të kënaqur me këtë ndërveprim, ndërsa vlerësoi edhe qytetarët që janë të gatshëm të dëshmojnë konkretisht për eksperiencën e tyre. ATSH

Loading...