PARIS – Dëbora mbyll kullen e Eiffelit

Kulla Eiffel, një nga simbolet e Parisit, kryeqytetit të Francës, është mbyllur për vizitorët për shkak të reshjeve të dëborës.

Në njoftimin e autoriteteve lokale theksohet se është i hapur vetëm restoranti në katin e parë.

Enti i Përgjithshëm Meteorologjik i Francës njoftoi se për shkak të reshjeve të dëborës është rritur niveli i alarmit.

Kompania RATP, e cila është e ngarkuar për trafikun hekurudhor, metronë dhe autobusët në Paris dhe provinca, ka njoftuar se në rajonin Ile de France për shkak të dëborës janë anuluar 150 linja autobusësh./ atsh/

Loading...