Belinda Balluku, shkarkon një tjetër drejtor të madh, duke e çuar kështu në tre numrin e “kokave të mëdha” të prera që prej ardhjes së saj.

Ministrja e re e Energjisë, Belinda Balluku ka shkarkuar një tjetër drejtor të madh në këtë ministri duke e çuar kështu në tre numrin e “kokave të mëdha” të prera që prej ardhjes së saj.

Mësohet se është shkarkuar edhe drejtori i KESH, Agron Hetoja.

Në vend të tij është emëruar Benet Beci, një emër i njohur ky edhe gjatë qeverisjes së Berishës. Deri më tani, Beci drejtonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

(shqiperiaime)

Loading...