U gjet i vde*kur në kanal, arrestohet autori, ja kush është

Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjetur mbrëmjen e djeshme në fshatin Hoxharë e Vjetër të Dermenasit në Fier.

Vik*tima me inicialet A.XH është gjetur nga familjarët në një kanal buzë rrugës dhe është shoqëruar në Spitalin e Fierit nga i ati por nuk mundi të mbijetojë.

Sakaq, zbulohet se i riu është aksidentuar nga një automjet që drejtohej nga shtetasi A.Xh i arrestuar sot nga policia.

Shoferi e përplasi të riun dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndalohet drejtuesi i mjetit i cili dyshohet se ka aksidentuar me makinë shtetasin A.Xh.

Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Kri*meve, u bë i mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan.

Shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

(shqiperiaime)

Loading...