Kujtojmë se ai u vr.a nga Esat Cani pasi kishte një lidhje me motrën e tij Elida Canin.
Vetë Elida ishte e martuar me Dëfrim Kurtin dhe ishte pikërisht ky ai që dyshimet për tradh.ëtinë e Elidës ia kishte thënë të vëllait Esatit.
Më pas Esati e kishte përgjuar motrën dhe më pas e kishte gjetur në një kasolle së bashku me të dashurin Arben Gjeci.
Së fundmi është zbuluar e gjithë dëshmia e dhënë nga autori i vr.asjes, Esat Cani ku ndër të tjera tregon se viktima i kishte qeshur me ironi pasi kishte kryer marr.dhënie se.ksuale me motrën e tij të martuar.
Dëshmia e plotë e Esat Canit
Po udhëtoja me furgon dhe ky po shikonte nga pasqyra. Unë në fillim nuk e dija se mos ngacmonte gruan time apo motrën dhe i them Arbenit mbaje mirë timonin se na hudhe. Dyshimin e kisha tek motra ime Elida Canaj se kë ngacmonte Arbeni. Më datë 24.01.2019 kam dalë nga shtëpia rreth orës 18:00 dhe i kam thënë babit se do të iki në punë si zakonisht dhe ndërkohë kam zbritur tek lokali i lagjes dhe aty kam parë furgonin e Arben Gjecit por Arbenin nuk e pashë. Ndërkohë pa hyrë brenda në lokal kam telefonuar dhëndrin tim Defrim Kurti dhe e kam pyetur se ku ishte. Ai më tha ishte ke lokali.
Unë i kam thënë hajde tek lokali tjetër tek Fredi në këtë kohë unë kam shkruar tek puna ime dhe i ka kërkuar përgjegjësit tim Maksit, leje duke nxjerrë arsyen se kisha babain sëmurë.
Ai më ka thënë nuk ka leje dhe unë vendosa të iki. Në këtë kohë kam shkuar në shtëpinë time kam marrë një shufër hekuri 50-60 cm, e cila në fund ishte e shtypur, këtë hekur e përdor babai im për të çarë gurë.
Pasi kam marrë hekurin kam shkuar tek shtëpia e motrës dhe kam ndenjur të porta e kashtores. Në këtë moment kam parë tek dera që depërtonte drita një hije që lëvizi. Në këtë kohë u hap porta dhe doli nga dera Arben Gjeci i cili më pa mua dhe filloi të qeshë me ironi. Në këtë moment, mbasi ai ishte i gjatë, kam bërë dy hapa prapa dhe e kam goditur mbas koke dy tre herë. Mbas e kam goditur Arbenin kam ikur qetësisht në shtëpinë time dhe hekurin e kam hedhur midis hapësirës së kotecit dhe kashtores.
Kur kam shkuar në shtëpi më ka pyetur babai se pse je mërzitur. Unë i kam thënë që nuk kam gjë dhe kam shkruar të fle. Ditën tjetër ka ardhur djali i xhaxhit dhe më ka thënë që ka gjetur Arben Gjecin të vr.arë në rrugë dhe unë kam thënë që nuk di gjë. Unë nuk kam dashur që ta vr.as Arbeni kam dashur ta rr.ah që të vuante disa kohë./albeu.com