Ja cfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore të radhës për 22-vjeçari Marvi Mihali i cili u v*ra për një karikues celulari

Ngjarja e 31 korrikut 2017 tron*diti kryeqytetin. 22-vjeçari Marvi Mihali u v*ra për një karikues celulari. Marvi, ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe të djalit të tyre.

Ndërsa ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore e radhës për Marvin, e cila është shoqëruar me tensione midis avokatëve që mbrojnë 4 të akuzuarit dhe familjarëve të vik*timës.
Ata kundërshtuan me forcë provat e sjella nga familjarët duke pretenduar se pamjet nuk tregojnë se personat e akuzuar janë autorët e vërtetë të kri*mit.

Avokati Agron Gurabardhi është ai që mbron 2 vëllezërit Marsel dhe Gridens Alla. Gurabardhi ka kërkuar në sallën e gjyqit rishqyrtimin e provave nga ana e gjykatës si dhe ka shprehur bindjen për pafajësinë e klientëve të tij.

Deklarata e avokatit:

Kam kërkuar që ata të ripyeten në sallën e gjyqit për ngjarjen. Unë ju kam kërkuar atyre që të dorëzohen dhe të japin dëshmitë e tyre pasi besoj tek pafajësia e tyre.”
Në seancën e radhës pritet që të japin dëshmitë e tyre dëshmitarët e thirrur nga gjykatA.

Loading...