Një jetë e tërë e Seitit plot vështirësi, sakrifica, perkushtim, por edhe kenaqesi, qe nga pjesemarrja ne luften nacionalclirimtrare si pionierë, skenderbegas i pare, specializime te shumta jashte vendit si oficer i Flotes Detare, detyra te ndryshme ne sherbim te Forcave te Armatosura shqiptare, pedagog per vite te tera ne fushen e detarise, njohes i disa gjuheve te huaja, autore i disa botimeve shkencore dhe te vendlindjes, aktivist i shquar ne jeten shoqerore dhe intelektuale te rrethit te Vlores, prej disa vitesh Kryetar i Organizates se Veteraneve te rrethit të Vlorës, nje nga themeluesit e Shoqates “Kallarati” dhe anetar i kryesise se saj, aktualisht Kryeredaktor i Gazetes “Kallarati”, i pranishem ne median e shkruar, kohet e fundit edhe mik i facebook-ut, njeri qe nuk njeh moshe veç rini.
Seiti, edhe pse në moshë 91 vjeçare, është tepër aktiv në jetën shoqërore. Ai vazhdon ta kryeje me përkushtim te madh detyrën e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Vlorës, si Kryeredaktor i gazetës “Kallarati”, aktiv ne gazeten “Kushtrim Brezash”, gazeten “Labëria”, e media te tjera.
Edhe njehere zotit Seit i urojme: “Jete te gjate e te lumtur dhe sa me shume aktiv ne jeten shoqerore, sidomos ne funksionimin e shoqates “Kallarati’ dhe te gazetes me te njejtin emer”.
Ftojme ne kete urim çdo kallaratas dhe me gjere,
Kryesia e Shoqates “Kallarati”