Dalin detaje se si u helmuan punonjëset në fasonerinë e Durrësit

Mes punonjëseve të helmuara rezulton të jetë edhe një grua shtatzënë, ndërkohë në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” gratë janë akomoduar ku të munden, madje edhe dy në një krevat për shkak të mungesës së kapaciteteve në urgjencën e Durrësit.

Jashtë kamerës njëra nga punonjëset tha që rrjedhja e gazit, që dyshohet se ju shkaktoi edhe helmimin, ka ndodhur që dje. Ajo shton se kanë lajmëruar pronarin por se ai nuk ka marrë masa.

Kujtojmë që një rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe më 24 nëntor të vitit të kaluar, ku 4o punonjëse të një rrobaqepësie pësuan helmim dhe policia njoftoi se shkak ishte bërë po ashtu rrjedhja e gazit të kondicionerëve.

(/BalkanWeb)

Loading...