Perberesit per 4 persona
•250gr miell misri
•400ml uje (2 gota)
•2-3 luge vaj
•kripe
Per mbushjen:
•1kg spinaq
•100gr djath te bardhe
•1 veze
•kripe
•piper
Pergatitja:
Ne fillim, sitim miellin e misrit dhe e hedhim ne nje tenxhere me uje te valuar me pak kripe duke e perziere derisa te formohet nje mase e trashe.
E heqim nga zjarri dhe e shtrojme ne nje tave te cilen e kemi lyer me pak vaj.
Mbi te shtojme mbushjen e spinaqit te cilin e pergatisim ne kete menyre:
Lajme spinaqin ne uje te rrjedhshem dhe e hedhim ne uje te valuar per 2-3 minuta. I heqim ujin e tepert duke e shtrydhur me dore dhe e presim me ndihmen e nje thike duke e vendosur ne nje tas te thelle. Shtojme pak djath te bardhe te thermuar , vezen e plote, pake kripe dhe pak piper dhe e shtrojme mbi peten e lakrorit.Siper mbushjes e hedhim nje shtres te holle me miell misri, e sperkasim me pak uje dhe pak vaj dhe e vendosim ne furre te pangrohur ne 180 grade per rreth 20-25 minuta.