Unë për Labërinë
Do këndojë këngë
Ku kam pirë gjinë
Ku kam thirrur nënë.
Labëri e këngës
Vendi me shqiponja
Fjale e ngrohtë e nënës
Mjalt në zemrat tona.
Di të presin mikun
Si e do tradita
Kurse për armikun
S’di se c’është frika.
Me male të lartë
Me gryka burime
Je deti i shtatë
Laberia ime.
Brenda Labërisë
Gjen trimin dhe këngën
Djepi pavarsisë
Eshte ilac për nënën.
Barutin e thatë
E mban Labëri
Te ty në cdo fshat
Gjen një histori.
Ti ke gërshetuar
Këngën trimërinë
Gurrë të pa shteruar
E ke bukurinë.
Pyjet si kurorë
Përmbi kokë të rrinë
Zogjqtë si dasmorë
Degëve cicërijnë.
Kur këndohet kënga
Tund edhe male
Se aty është brenda
Dhe cula dyjare.
… Adem Nuhaj…
Portali www.laberianews.com në kuadër të nismës “Mbështesim krijuesit e Labërisë”, ideon, krijon dhe dizenjon bolgje personale për poetët e labërisë . Në zbatim të kësaj nisme, të gjithë krijuesit e labërisë mund të kenë një dritare personale (falas) ose një blog personal (me kosto minimale/simbolike) ku të përmbledhin gjithë krijimtarinë e tyre, poezitë, prozat, tregimet, romanet, reagimet, opinionet, fotot etj.
Kush është i interesuar të ketë nje dritare personale ose blogun personal në hapësirat e www.laberianews.com mund të na kontaktojë në: E-mail : laberianews@gmail.com ose ne facebook : https://facebook.com/Laberianews/
Keto jane disa blogje krijuesish të labërisë të dizenjuara nga Labërianews:
http://rudinapapajani.laberianews.com
http://zilfomuco.laberianews.com/
http://pajtimgraci.laberianews.com/