Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo shtyu pa një afat të përcaktuar takimin e planifikuar të enjten në Nju Jork me krahun e djathtë të liderit koreano-verior, Kim Jong Un.
”Ne do të organizojmë sërish takimin në një periudhë të mëvonshme, në momentin që do të përputhen axhendat respektive”, njoftoi të martën në darkë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert në një komunikatë, pa specifikuar arsyet e shtyrjes së takimit.
Mike Pompeo do të takohej me Kim Yong Chol për të shënuar progrese në çështjen delikate të denuklearizimit të Koresë së Veriut, dhe për përgatitjen e një samiti të ri midis Donald Trump dhe Kim Jong Un.
Heather Nauert u shpreh se bisedimet po vijojnë. SHBA-ja mbetet e fokusuar në respektimin e angazhimeve të marra nga presidenti Trump dhe presidenti Kim në samitin e Singaporit në qershor.ATSH