1. Luani
Luani është mishërimi i besimit. Disa madje mendojnë se nuk janë kurrë gabim. Se rruga e tyre është e drejta. Nëse dikush flet me ta dhe nuk i respekton, ata largohen. Ata e dinë se çfarë meritojnë. Ata nuk pranojnë asgjë më pak se më e mira, kur është fjala për miqësitë e tyre, marrëdhëniet e tyre, karrierën e tyre apo rrobat e tyre.
2. Akrepi
Akrepi e kupton se ka disa defekte, por e vlerëson veten për atë që është. Atyre u pëlqen personaliteti i tyre dhe jeta që kanë krijuar. Ata nuk shqetësohen për personin që shohin kur shihen në pasqyrë. Ata janë të lumtur ashtu si janë, dhe madje edhe nëse kanë zakone të këqija, ata nuk mendojnë se janë aq të tmerrshëm, aq sa të vrasin mendjen për të bërë diçka për të ndryshuar.
3. Bricjapi
Nuk është se Bricjapët mendojnë se janë më të mirët. Atyre thjesht nuk u bëhet vonë për atë që të tjerët mendojnë për ta. Ata tashmë e dinë se janë të zgjuar, ata e dinë se kanë talent dhe janë të mirë. Pra, çfarë ka rëndësie ka, nëse dikush nuk e di? Bricjapët janë të vetmuar, kështu që nëse askush nuk e sheh madhësinë e tyre, kjo nuk i shqetëson fare.
4. Shigjetari
Kjo shenjë është mjaft e sigurt për të pranuar kritika dhe për të mësuar prej tyre në vend që të ankohet. Dhe nëse dikush i fyen, ata mendojnë se këto fjalë e përfaqësojnë atë person që bën fyerjen, më shumë se veten e tyre. Ata kurrë nuk i lejojnë ziliqarët t’i mbajnë zgjuar gjatë natës. E vetmja kohë që ata mendojnë për të tjerët është kur qeshin se sa budallenj që janë.
5. Peshqit
Peshqit janë shumë mirë me njerëzit. Ata mund të ngrihen përpara një turme për të ngritur një dolli dhe për të bërë miq të rinj në darkë. Por ata kanë momente të pasigurisë, kur janë të vetëm, kur ata shikohen në pasqyrë. Kur është vonë natën, mendimet e tyre “marrin kot”. Kur janë vetëm ata janë të vështirë.
6. Dashi
Për një të huaj, duket se asgjë nuk mund ta dëmtojë këtë shenjë. Është sikur të kishin lëkurë prej çeliku. Por e vërteta është se të lindurit në shenjën e Dashit, janë me të vërtetë shumë të ndjeshëm. Ata thjesht nuk lejojnë askënd që t’i shohë të qajnë. Kur janë të zemëruar, ata e kompensojnë me shaka dhe sarkazëm. Ata nuk duan të duken të dobët, kështu që veprojnë sikur të mos u bëhet fare vonë për askënd.
7. Demi
Gjithë sa fo një Dem është të tregojë se është inteligjent, sepse është më e rëndësishme për ta, se sa duket. Disa përpiqen të duken më të mençur duke përdorur fjalë të mëdha dhe pretendojnë se dinë më shumë rreth temave të caktuara se sa e dinë realisht. Ata madje mund të përpiqen t’ju bëjnë përshtypje duke e tendosur të vërtetën. Ata vetëm duan të testojnë veten dhe t’i tregojnë botës se janë në rrugën e suksesit.
8. Peshorja
Ndonjëherë, njerëzit e Peshores kanë nevojë për miratimin e të tjerëve që të ndihen mirë me veten e tyre. Kjo është një shenjë shumë shoqërore dhe e dashur, por nganjëherë disa ndiejnë nevojën për të kuptuar komplimentet, duke pritur që miqtë e tyre t’i tregojnë se janë të mëdhenj, duke kërkuar miratimin e tyre.
9. Binjakët
Binjakët mund të përshtaten me njerëzit rreth tyre, sepse ata duan të impresionojnë miqtë e tyre, pronarët e tyre dhe pasionet e tyre. Ata duan t’i pëlqejnë të gjithëve. Pra, nëse gënjejnë se janë fansa të një grupi ose thonë se e urrejnë ketchup-in në pica, kjo nuk është për shkak se ata janë në thelb të pandershëm. Është për shkak se ata mendojnë se është e rrezikshme për “mbijetesën” e tyre për të treguar veten e tyre të vërtetë.
10. Gaforrja
Dihet se shumica e të lindurve në shenjën e Gaforres shqetësohen shumë. Dhe për shkak të kësaj, ata mund të emocionohen me gjëra të vogla. Kur një mik anullon planet në sekondën e fundit, kur personi me të cilin po dalin ngre zërin gjatë një debati ose kur një mace refuzon të qëndrojë pranë tyre. Ata i marrin gjërat seriozisht, duke u lënduar lehtë.
11. Ujori
Një person i Ujorit punon shumë për ta bërë të duket sikur jeta e tij është e lehtë. Ata bëjnë foto të përsosura, krijojnë feed-in e përsosur në Instagram. Ata përdorin praninë e tyre në internet për të shfaqur jetën e tyre magjepsëse, jetën që ata nuk mund të kenë tani, por që e duan shumë. Ata kurrë nuk janë të kënaqur me atë që ata kanë, kështu që përpiqen për të bërë gjithçka të duket më mirë. Kjo është mënyra e tyre më e mirë për të fituar siguri.
12. Virgjëresha
Njerëzit e virgjëreshës kanë frikë të ndihen të turpëruar dhe mos diçka të gabuar dhe kjo është arsyeja pse ata urrejnë të folurit në publik, takimet e hershme dhe ndërveprime të tjera të ngjashme njerëzore. Ata zihen lehtësisht ngushtë, sepse janë të shqetësuar me veten dhe nuk duan të jenë një shembull i keq. Edhe kur janë mirë, ata kërkojnë në kujtesën e tyre derisa të gjejnë diçka që kanë bërë keq. Dhe në mendjen e tyre, ata gjithmonë bëjnë diçka të gabuar.