Lexo shqip se të përpiu zhbërja, lexo or i mallkuar

Nga Fahri Xharra

“Ti që nuk lexon je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon. Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat; Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz.”

Ti që nuk lexon dhe mbështetesh tek fjalët e hoxhës së katunit, nuk e di që : “Shekujt 16 dhe 17 ishin një agim i ri për Perëndimin; kishte arritur Rilindjen dhe Reformën, dhe me këtë vrull kishin hedhur themelet e Iluminizmit. Avancimet teknologjike dhanë përparësi të madhe Perëndimit në çdo fushë, duke përfshirë teknikën luftarake. Ndërsa Osmanët ende mbështeshin në forcën e papërvojë, Perëndimi shpiku armë të reja dhe metoda të reja të stërvitjes. Ushtritë Osmane, dikur të pamposhtura, filluan duke humbur shumicën e luftërave që ata angazhoheshin. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë një luftë thelbësore që Osmanët humbën ishte me rrethimin e dytë të Vjenës(1683). Ky shpartallim është parë nga Perëndimi si pikë pushim në magjinë Osmane.”

Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra ,” sepse ke rënë në kurthin e llojit të Rexhep Qosjes , ti nuk lexon. Sikur të lexoje do ta dije se “Në vitin 1875 Perandoria Osmane falimentoi. Për shkak të korrupsionit, injorancës dhe harxhimeve të shkaktuara nga borxhe të mëdha në Angli, Francë dhe Itali. Ajo nuk kishte të nxirrte të ardhura nga prodhimi; prandaj, nuk kishte burime për të paguar këto para mbrapa.”

Ti nuk lexon , dhe ta ka shpërlarë mendjen Hoxhë Jakup Asipi , nuk e di që :“Shumica e 26 sulltanëve të fundit ishin të paaftë, të çmendur ose të çrregullt. Shumë prej tyre mbaheshin në kafaz për vite për t’i parandaluar ata duke pohuar kërkesën e fronit, mbaheshin me vajza të bukura të haremit, verë dhe opium, dhe nuk kishin absolutisht asnjë kontakt me botën e jashtme.”

Ti çfaqesh në Fejsbuk në foto me të ngrëna përpara. Është turpi më i madh. Ti e dëgjon, kërkon këshilla nga olsijazexhitë , jakupasipët ,shefqetkrasniqet dhe ti kurrë nuk sheh ndonjëherë në televizor njerëz që recitojnë Poezi, flasin për libra. Habitesh, dhe thua me vete; Ç’u duhet këtyre fatkeqëve leximi ?

“Ndërkohë që fatkeqi, fatkatrani, fatpjerdhuri je ti që nuk lexon”, se sikur të lexoje e kishe ditur se ” Osmanët nuk prodhuan ose të prodhojnë ndonjë gjë. Të ardhurat e thesarit nuk kanë qenë nga puna dhe industria e popullit të saj, por nga haraçet këmbëngulëse ; por edhe ajo ishte konsumuar nga sulltanët për shpenzimet e Haremeve, si dhe zemërgjerësia bujare për majtas e djathtas, apo të ndërtimeve të xhamive për të mashtruar publikun. Qeveritarët të cilët ishin caktuar nga ana e sulltanëve për poste vartëse ishin të korruptuar. Ata administronin territoret e tyre si çifligjet e tyre. Ata kishin zbarkuar në këto poste duke paguar ryshfete sulltanit, në këtë mënyrë ata duhej të mblidhnin këto para me shpejtësi duke plaçkitur popullsinë.”

“Ti që nuk lexon je lënda e parë e të gjitha të këqijave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medies së keqe”, ti je pre e mashtruesve tanë , e “ konxhobashëve “ tanë.

Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve sepse ta prishen arsimin mu ata nga të cilët ti edhe unë pritnim “mrekullira” . Ti që nuk lexon , nuk e di që mu ata ta ndërruan historinë.

“Ti që nuk lexon, je një lëvere dhe një këllirë që nuk i duhesh as dreqit” , por edhe ata që të mësojnë, mos me lexue edhe pse shkon në shkollë edhe ata janë një këllirë , janë një fëlliqësirë , janë rreshkadiell edhe ata janë bajga e kombit .

Lexo ore fatzi se “Osmanët ishin jopopullore nëpër botë, ata nuk kishin miq. “Fuqitë e Mëdha” i abuzuan dhe përdorën ata. “Në funksion të këtyre fatkeqësive Osmane Sulltan Resat (1909-1918) në një shpresë të dëshpëruar bëri thirrje vendeve myslimane?; dhe më 11 nëntor 1914 shpall Xhihadin kundër Aleatëve. Ai u bëri thirrje muslimanëve në mbarë botën të ngriheshin dhe luftonin për kauzën Islame në anën e Osmanëve!”

Ti që nuk lexon , edhe sot i shkon pas xhihadit turk

“Ti që nuk lexon je nxitësi më i madh i grafomanëve, atyre budallenjve të pa kontrolluar që presin të lëvdohen nga lexues hije si ty.”

“Ti që nuk lexon, je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon”. Ti quk lexon , nuk e di se “Dinastia Osmane ishte një racë e korruptuar e cila neveriti nënshtetasit e vetë, dhe i grabiti ata nga të drejtat e njeriut të qytetëruar të dhëna nga Perëndia, të drejtat e grave, të drejtat për arsim dhe të drejtat për një jetë të mire”.

Lexo or i mallkuar se sikur të lexoje do ta dije se “Do të ishte një gabim monumental për të pastruar, rehabilitimin e të shenjtërosh këtë dinasti të shpërbërë.

Ti që nuk lexon je edhe i mashtruar , je edhe shërbëtor i së keqes familjare , së keqes së vendi ku jeton , je shkatërrues i familjes sate , je tru shpërlarës i fëmijëve tu , je katastrofa e këtij vendi .

Ti që nuk lexon duhesh ta dish se “Është një iluzion të pritet ndonjë e mirë nga Fantazmat Osmane. Sot Otomanizmi është thjesht një anakronizëm.”

Ti që nuk lexon je argat ( pa dashtas ) i Serbisë ; ti që nuk lexon ( pa dashtas ) ia trashë parashikimet e Sanu-s , ti që nuk lexon je ( pa dashtas ) argat i dreqit të mallkuar.

Ti që nuk lexon ( pa dashtas ) e fyen Luftën e UÇK-ës ( edhe pse je vet pjesëmarrës)

Ti që nuk lexon nuk e di që mashtrimin e kemi nga “konxhobashet “ tanë .

Lexo or i uruar ose lexo or i mallkuar që mos të na mallkon historia !

Referencat:

-http://infoalbania.al/ti-nuk-lexon/, nga Edison Ypi

– Fantazmat Otomane,Nga: Ayhan Özer Shqipëruar: Aulona Bushi Capaj

Loading...