Një tjetër interpretim madheshtor i Reshat Arbanës po bën xhiron e rrjetit së fundmi. Vargjet Besnik Palnikaj jane recituar nga aktori i mirënjohur Reshat Arbana duke përcjellë emocione të veçanta per te gjithe ata qe e shikojne kete video.
Me këto vargje nga Besnik Palnikaj, i madhi Reshat Arbana ngre zërin për padrejtësitë që i janë bërë këtij populli; një leksion për të gjithë ne.
DO FLAS
Do te flas do t´Ulerij sa toka të dridhet
Edhe sikur qafen në litar t’ma lidhin.
Do t´flas e do qaj hallet e vëndit tim
Që në mes të Evropes ka mbetur si jetim.
Do flas e të shpërthej se, me nuk duroj dot
Qytetar t´braktisur pa shtet dhe pa Zot.
Shqiptaret e mi, o vëllezer pashi ate bese
Shume vite vuajtet, Cerek shekulli pa shprese.
Me dhimseni me vjen keq qe shtypjen e pranoni
Dhe vendin tuaj aspak s´po dini ta mbroni.
Flini as s´flini kur u ështe ngulur thikë
dhe nga gjumi juaj askush nuk ka frikë.
Pse ndotet ajri e bëhet helm i zi?
Pse ikin Shqiptarët si nga jugu si ne veri?
Pse përmbyten shpitë dhe gjëja e gjallë?
Pse në verë zjarrit nuk i bëjmë dot ballë?
Pse lulzon droga nën hunden e shtetit?
Pse shkollohen jashte femije e deputetit?
Pse pyjet po zhduken nga dita në ditë?
Pse po fshihet populli nga kush ka frikë?
Pse krimineli shetit e bredh në liri?
Pse te falet deti o vëllezrit e mi?
Boll u coptuam u rropem per së gjalli
Nga politike e ndyre e nxitur nga djalli.
I drejtoni gishtin kush ju del përballë
Ju kollare lidhuri´t nën jaken e bardhë.
Eh, ju vraftë vuajtja C´ka i batë ktij vendi
Do më duhen vite te gjitha ti përmendi,
Krime e vetevrasje, vllau vllaun vret
Te ndershmit i vihet kamba, hajni deputet.
Diku vidhet ari diku grabitet banka
Diku kapet shteti i lidhur me banda.
Horri behet mbret qe dje s´kish as brek
E kur i qan hallin, jasht dere te qet.
Diku kërkohehen lek për një firm a vule
Ne zyre pa dritare që vjen era shurrë.
Si mund të bëhet shteti veq duke vjedh,
Kur hajduti vjedh diten neper djell.
Do pare spitali nuk ngopet jo drejtësia
Te vjedh gjyqtari dhe telefonia,
Vetem vjedhje, vjedhje dhe populli i ngrate
vidhet, poshterohet per nje cope buke thate.
Te vidhet prona nga padrejtesia.
E ne syte i drejtojme veq te Perendia.
Vëllezer dhe motra O Shqiptart e mi
Pashi besën e Zotit dhe dritën në sy
boll u zute ndër veti per bindje e parti
Bahuni bashkë ju lutem për Nanen Shqipni,
Të mblidhemi te gjith nëse e gjykojmë me vend
Nga horrat në politikë të mos marrim mend.
Ta bëjmë shtetin SHTET në c’do fushë, gjithkun.
Qe kjo politikë e ndyre BOLL MA të marrin fund.
Ta kthejmë Shqiperinë persembari me plot hijeshi
Tu trashgojmë Femive një shtet, te drejte me liri.
Qe brezat te thone te pakten u perpoqen
Dhe jo t´na mallokjne që vendin e ndotem,
e shkatrruam e dogjëm.
Ndiqni rregjistrimin e plotë: