FOTO- Të çmendura për fundin me tyl, modelet më elegante të vjeshtës

Romantike, femërore, super shik: fundi me tyl konfirmohet si një nga tendencat më të mëdha të vjeshtë- dimër dhe pasi ka bërë për vete pasarelat e (rrugët e kryeqyteteve të modës) po përgatitet tani të pushtojë edhe garderobën tonë.

Në fillim ka qenë aktorja Carrie Bradshaw që na bëri të dashurohemi, më pas , erdhën ndjekëset e modës që filluan ta veshin në të gjitha orët e ditës dhe tani që ka shpërthyer zyrtarisht mania edhe ne mund ta veshim nga mëngjesi në mbrëmje.

Dikush e konsideron një veshje pak si shumë të vështirë për t’u kombinuar , por duke parë duke parë se trendet e fundit e duan të veshur edhe me atlete dhe copa super të rastësishme, nuk do të jetë e vështirë për ta përdorur në veshjet e përditshme.

Nëse është një version i shkurtër, midi ose i gjatë; me copë një ngjyrëshe ose me zbukurime, qëndisje dhe aplikime të çmuara që rrisin edhe më shumë shkallën e magjisë, së paku një fund tyl, duhet patjetër ta keni në dollap dhe nëse keni frikë se nuk jeni në gjendje të gjeni një model që ju përshtatet në mënyrë të përsosur, mos u bëni merak , ne ju ndihmojmë të zgjidhni.

Ja një seleksionim i modeleve më të kërkuara që janë në qarkullim! ATSH

Loading...