Myftiu i Tiranës: Tradhtia është mëkat, por nuk mund të barazohet me vrasjen.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra thotë se tradhtia është një mëkat sipas fesë por se nuk mund të barazohet me vrasjen. Në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News24, Gurra iu përgjigj pyetjes se çfarë dënimi ka një femër nëse tradhton.

“Nuk e ka të drejtën, individi qoftë dhe bashkëshorti të shkojë në një ekstrem të tillë. Nuk e ka. Të drejtën e jetës, të dhënies dhe të marrjes e ka vetëm Zoti. Këta i bien shkurt si për veprimin, si për nderin kolektiv si për gjykimin shumë të shkurtuar.
Bashkëvëllezërit tanë të krishterë kanë rrëfimin, në mënyrë simbolike të folurin. Ndër njerëz ajo që e bën njeriun më të lartë dhe më fisnik është dhe falja. Falja në çdo lloj rasti ekstrem. Falja vjen pas një komunikimi. Nuk vritet kurrsesi. Prishja e kontratës sipas sociologjisë ose tradhtia është një mëkat por s’mund të barazohet me vrasjen. Falja vjen pas komunikimit. Nuk vritet kurrë me fe”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Loading...