Dëshmia e bashkëshortit të 20-vjeçares që u kap mat me shoferin e fugonave në Bastar

Arben Gjeci është 35-vjeçari nga fshati Bastar i Mesëm, i cili u v.ra në mënyrë mak.abre nga Esat Cani.

31-vjeçari kishte zbuluar lidhjen e fshehtë in.time që babai i 3 fëmijëve kishte patur me motrën e tij 20-vjeçare Elida Canin, e cila ishte e martuar me 30-vjeçarin Dëfrim Kurtin.

Cani e kishte ruajtur Gjecin për disa muaj, pasi ai dyshonte se viktima kishte lidhje me motrën apo me gruan e tij.

Pasi kishte zbuluar lidhjen intime që Gjeci kishte me të motrën, 31-vjeçari kishte marrë një shufër hekuri, me të cilën i ati çante gurë dhe e kishte goditur në kokë.

Kjo pasi e kishte ruajtur dhe i kishte kapur mat bashkë, pasi Gjeci doli nga një kasolle që gjendej pranë shtëpisë të 20-vjeçares së martuar.

20-vjeçarja në dëshminë e saj ka deklaruar se ka dëgjuar goditje, por se nuk e kishte parë personin që kishte që.lluar të dashurin e saj.

Në momentin që ka dalë të shihte ç’kishte ndodhur, ajo ka gjetur trupin e gja.kosur të Gjecit duke u përpëlitur.

PJESË NGA DOSJA

Shtetasi Dëfrim Kurti e ka transportuar vik.timën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon shtetasin I.K., duke i thënë se ka gjetur dikë të shtirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t’i afrohet. Shtetasi I.K. ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka thirrur të vëllain të shkonte atje, pasi ishte lajmëruar nga Dëfrimi se ka gjetur një person të plagosur dhe se ai ishte shtetasi Arben Gjeçi, i cili ishte fshatar i tyre dhe njëkohësisht shofer i linjës së furgonave të zonës. Pasi janë takuar të tre, kanë shkuar matanë përroit dhe kanë parë të shtrirë shtetasin Arben Gjeçi, i cili rënkonte, por nuk fliste.

Ishte i lagur, pasi binte pak shi dhe ishte i gj.akosur në kokë në anën e majtë, po ashtu gj.ak kishte në xhup dhe në triko. Të tre së bashku e kanë marrë në krahë dhe e kanë çuar te shtëpia e B.K., ku i kanë hequr të gjitha rrobat në brez e sipër, pasi dridhej dhe kishte ftohtë. I kemi hedhur dy-tre batanije që të ngrohej si dhe i kam futur shumë dru sobës për t’u ngrohur më shumë ambienti. Ndërkohë, ka marrë në telefon vëllain e Arbenit, shtetasin C.GJ., të cilit i ka thënë se ka gjetur Benin jashtë të v.rarë dhe të gjente ndonjë makinë për ta çuar në spital.

Nga verifikimi i thënieve të shtetasit Dëfrim Kurti, me procesverbalin e verifikimit të thënieve, vërtetohet se ai me gisht ka treguar se ku ka gjetur ku.fomën në derë, më pas e ka marrë atë dhe e ka dërguar në lagjen “Bakutja”, duke e lënë në anë të rrugës. Më pas, ka shkuar në parcelën e shtetasit S.K., ku kishte hequr bluzën e tij me njolla gj.aku dhe e kishte fshehur poshtë një rrase guri, si dhe ka fshehur po në këtë parcelë, në murin rrethues, në mesin e saj, telefonin “iPhone” me ngjyrë blu e të bardhë, që i përkiste viktimës Arben Gjeçi. Më pas, ai ka lëvizur me mjet në drejtim të qytetit të Tiranës.

Loading...