Ja si i shpenzon paratë Bill Gates

Bill Gates llogaritet personi i dytë më i pasur në botë dhe vlera e pasurisë së biznesmenit, investitorit, autorit dhe filantropit llogaritet rreth 96 miliardë dollarë.

Madje, në një përllogaritje të bërë, thuhet se nëse Gates do t’i jepte çdo personi të vetëm në botë nga 10 dollarë, atij do t’i mbetnin për vete edhe 20 miliardë dollarë.

Gates u bë miliarderi më i ri në botë në histori në moshën 31-vjeçare. Ai e mbajti këtë titull deri në vitin 2008, kur 23 vjeçari Mark Zuckerberg e rrëmbeu atë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gates shpenzon pasurinë e tij në çdo gjë, që nga makinat luksoze deri te përkujdesja për pemën e tij të preferuar, por qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë botën.

Bill Gates mori një fillim të hershëm për ndërtimin e pasurisë së tij. Në vetëm 17 vjeç, ai shiti programin e tij të parë kompjuterik – një program të orareve – shkollës së tij private për 4.200 dollarë.

Miqtë e fëmijërisë, Bill Gates dhe Paul Allen themeluan Microsoft në vitin 1975. Në vitin 1980, Microsoft zhvilloi një sistem operativ për kompjuterin e parë personal IBM.

Sistemi, MS-DOS, shpejt u bë një nga produktet më fitimprurëse të Microsoft-it, pasi do të zhvillohej në atë që do të bëhej sistemi operativ për gati çdo kompjuter.
Kur Microsoft doli në publik, kompania u vlerësua 61 milionë dollarë dhe Gates bëri 1.6 milionë dollarë nga shitja e aksioneve. Pjesa e mbetur prej 45% në kompani u bë një vlerë prej 350 milionë dollarësh.

Në vetëm 30 vjeç, Gates ishte tashmë një nga njerëzit më të pasur në Amerikë.

Në vitin 1990, Microsoft lëshoi një tjetër produkt jashtëzakonisht të suksesshëm, Microsoft Office, i cili vazhdon të jetë një nga produktet më të mëdha të Microsoft edhe sot, 30 vjet pas publikimit të parë të tij.

Loading...