Studentët përplasen me Veliajn

Studentët janë përplasur ditën e sotme me Erion Veliajn, gjatë një takimi të zhvilluar në Qytetin Studenti.
Gjatë paradites, Veliaj nisi një takim fasadë në godinat 26-27 në QS.
Pasi e nisi takimin në mënyrë se si di vetë, me lajka dhe buzëqeshje, studentët e pranishëm aty i kanë rrëzuar gjithë propagandën.

Studentët dhe aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, Arbjona Çibuku dhe Evelina Dëma, u ngritën në këmbë dhe jo vetëm denoncuan gënjeshtrat e Veliajt për rregullimet e godinave, por edhe i kujtuan se është përgjegjësi kryesor për vrasjen e punëtorit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj.

Arditi kishte ëndërr të vazhdonte studimet universitare, por grykësia e Veliajt dhe pronarit të firmës së plehrave i morën jetën.

Loading...