Arben Bilali është ekzekutuar mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Selitës.
Burime nga policia thanë se, atij i është bërë një atentat në të njëjtin vend ku 9 vite më parë i kanë vrarë edhe vëllanë Leonard Bilali, ish-mundes i Dinamos dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë, por shpetoi
Vrasja e Leonard Bilalit dhe plagosja e Arben Bilalit:
Në 9 gusht të vitit 2010 në një atentat me armë mbetur i vdekur Leonard Bilali
Dy pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet janë ato të vrasjes pas një grindjeje të momentit si dhe pista për hakmarrje. Pas ngjarjes u mësua se vrasja kishte ndodhur pas një sherri mes disa personave në lokalin ku ishte ulur Bilali.
Ndërsa zbulohet se ish-mundësi i Dinamos është i vëllai i ish-efektivit special të policisë Arben Bilali, ky i fundit i plagosur në një tjetër atentat në maj të këtij viti.
33-vjeçari u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e lokalit ‘Shijaksburg’, pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Bilali u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë dhe në trup.
Nga veprimet e kryera hetimore autori ka qëlluar një herë në bark Bilalin dhe kur si pasojë e goditjes 33-vjeçari është përkulur ka qëlluar edhe 3 herë të tjera nga pas, në krahun e majtë. Autori është larguar më këmbë, por dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.