Fergese me gjize e veze(receta)

Përbërësit
300gr gjizë
3 vezë
majdanoz
Menderz te njome
hudhëra
Rigon
piper
vaj
Salce domate
kripë

Marrim tiganin ( ose tenxheren ) hedhim vajin dhe ne te njejten kohe hedhim hudhrat,( thelpinj) i skuqim mire po gjithmone ne zjarre te avashem.

2
e momentin qe hudhra e ka nxjere aromen ne do te hedhim salcen e domates dhe do ti kavardisim dhe do ti leme te skuqen ne zjarre te avashem.

3
Salcen e domates do ta leme deri sa te dale ne lyre (po gjithmon ne zjarre te avashem kjo duhet te kihet parasysh se eshte shume domethenese ne keto lloj recetash).

4
Ne momentin qe gjella ka dale ne lyre ne do te hedhim majdanozin, menderzen, rigonin, piperin. kripen dhe i perziejme te gjitha bashke.

5
Me pas hedhim gjizen.Do ta kavardisim deri sa te jete shperndare e gjithe gjiza.

6
Hedhim vezet dhe i perziejme bashke me gjellen e pergatitur.

7
Fergesen e leme deri sa te marre dy deri ne tre vale dhe e stakojme zjarrin ku e leme me kapak te mbyllur.

8
Ne kete moment fergesa eshte gati per tu servirur.

Loading...