Vlorë, biznesmenit i vendosin tritol në lokal

Një sasi eksplozivi e dyshuar tritol është zbuluar në një bar kafe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ‘BSB Bar’ në rrugën e ‘Çipajve’ në lagjen ‘Pavarësia’.

Lënda eksplozive e pa shpërthyer u gjet në derë nga pronari dhe punonjësit e lokalit të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Forcat xheniere pritet të mbërrijnë në vendngjarje për heqjen e lëndës eksplozive duke mos përjashtuar edhe mundësinë e shpërthimit të kontrolluar. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Informacion paraprak:

Më datë 31.01.2019, në orën 07:20, në lagjen “Pavarësia” Vlorë në hyrjen e një lokali në rrugën e “Çipajve” është konstatuar një pako e dyshimtë.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

(BalkanWeb)

Loading...