Supë peshku me perime,për një vakt të shëndetshëm

Përbërësit për 4-5 persona

supe peshkuLëng peshku 1-2 garuzhde për për person
2 lugë gjelle yndyrë
1 kokërr qepë mesatare
2 karrota mesatare
4-5 kërcenj selino
2 lugë gjelle oriz
3-4 degë majdanoz
Përgatitja

Në tenxhere me pak yndyrë kaurdisim qepë, karrota, hedhim pak lëng peshku dhe vendoset në zjarr të ngadaltë, mbuluar me kapak derisa të zbuten.

Hedhim rrënjë selinoje ose kërcej, buljon dhe ziejnë mbuluar me kapak 8 – 10 min.

Shtohet pak oriz i pastruar dhe i larë e pas pak shtohen patate të prera në kubikë të vegjël.

Zihen derisa supa të jetë gati. Në fund, i hidhet majdanoz i grirë hollë dhe piper i zi i bluar.

Sipas dëshirës, supa mund të pritet dhe me vezë e limon, duke përdorur si yndyrë pak gjalpë.

Loading...