Kur ajo u kthye, gruaja e shqetësuar zbuloi mbetjet e trupit të djegur të fëmijës në sobën e shtëpisë së familjes në fshatin Kharoy.
“Gjyshërit ishin të dehur dhe e vranë foshnjën. Një anëtar i familjes e gjeti trupin e djalit të dëmtuar rëndë nga temperatura e lartë brenda sobës”, thuhet në një deklaratë të Komisionit hetimor rajonal të ngarkuar me hetimin e krimeve të rënda.
Shkaku i saktë i vdekjes është nën hetim mjeko-ligjor, por besohet se fëmija vdiq nga plagët që mori pasi u dogj i gjallë të martën, shkruan NOA.
Gjyshja, 42 vjeç dhe gjyshi, 47 vjeç janë arrestuar dhe një hetim penal është nisur për ‘vrasje të qëllimshme të një të mituri të pafuqishëm’. Gjyshërit e foshnjës mund të përballen me një dënim të përjetshëm nëse dënohen