Ja pse e hoqën Alesia Bamin nga “Stop-i”

Mbrëmjen e kaluar bëri bujë të madhe lajmi se Alesia Bamin, velinën e emisionit investigativ, “Stop”, e kishin hequr nga televizioni dhe vendin e saj e kishte zënë një tjetër balerinë e quajtur Gloria Meshi.

Në rrjet nisën aludimet se kjo ndodhi menjëherë pasi Alesia dha një intervistë në “Top Channel” dhe burime për “Iconstyle” ka zbuluar se në fakt kjo është arsyeja e vërtetë e largimit.

Sipas tyre, Alesia ka thyer një nga rregullat kryesore të televizionit, për të kërkuar leje të posaçme përpara shfaqjes në një tjetër televizion.

Loading...