Donjet Beqiraj ka telefonuar në Neës24 duke kërkuar të flasë mbi faktet që ka për vrasjen e të vëllait. Përmes një lidhje me “Skype” ai ka shprehur dyshimet se vëllai I tij nuk është vrare nga një person i vetëm, por në bashkëpunim.
Vëllai i 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj pretendon gjithashtu se trupi i gjetur 2 vjet më parë në një valixhe të hedhur në kanal pranë fshatit Daullas nuk është i vëllait të tij, pasi analiza e AND nuk e ka përcaktuar.
Kreshnik Beqiraj u vra në Qershor të 2017 nga shoku i tij Albert Zeka.
Ky i fundit pasi e masakroi me çekiç e vendosi trupin ne një valixhe dhe e hodhi trupin e viktimës në një kanal pranë fshatit Daulas në Fier. Motivi i ngjarjes mendohet të ketë qenë mosshlyerja e detyrimeve të qirasë nga Albert Zeka, gjë për të cilën Kreshnik Beqiraj i kishte kërkuar të largohej nga banesa, të cilën e ndanin prej 2 vitesh në Fier.
Por pavarësisht pretendimeve të Donjetit, në atë kohë policia dhe prokuroria pohuan se kanë arritur të zbardhnin vrasjen e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj nga Fieri si edhe të zbulojnë autorin e kësaj ngjarjeje makabre, Albert Zekajn nga Kopliku i Shkodrës.
Pas disa muaj hetimesh, Zekaj pranoi krimin dhe rrëfeu para hetuesve se mbrëmjen e 22 qershorit të vitit të kaluar, kur ishte kthyer në shtëpi kishte qëlluar me çekiç në kokë Kreshnikun.