Elisa Spiropali:”I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar shfaqjen e turpshme që ndodhi sot në seancën parlamentare, ku politikanët shkelën çdo normë etike me fjalorin e tyre banal.

Shfaqjen e sotme në Parlament Spiropali e quan shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, ndërkohë që pretendon se ishte shfaqje vulgare e opozitës që kërkon të qeverisë Shqipërinë.

Ministrja i kërkon ndjesë shqiptarëve dhe i siguron se niveli i politikanëve nuk do të bjerë më kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit.

‘Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit’, shkruan Spiropali në Instagram.

Loading...