Nëse jeni njerëz që i doni bimët dhe përpiqeni që gjithmonë të mbani një lule afër vetes, kjo bimë është ndër bimët e duhura.
Përveç pastrimit të ajrit, mbrojtjes nga pluhurat dhe kimikatet e dëmshme kjo bimë është një ndër bimët më të njohura në botë për përcjelljen e energjisë pozitive në shtëpinë tuaj.
Pafund njerëz nëpër botë janë të interesuar për bimën e njohur si Crassula Ovata ose siç të gjithë njerëzit e quajnë bima e fatit.
Teknikat e lashta kineze të Feng Shuit të cilat kanë ardhur ndër shekuj të transmetuara brez pas brezi kanë patur dhe këtë bimë si një fatsjellëse dhe ogur i mirë për më shumë para, shkruan Shije.
Kjo bimë me gjelbërim në të gjitha stinët, besohet se sjell fat në anën financiare të çdo familjeje.
Të gjithë ata që kanë udhëtuar nëpër botë e kanë parë këtë bimë nëpër ballkone apo hotele të ndryshme, pasi kjo bimë sipas ekspertëve të Feng Shuit sjell fat në biznes dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrave.