Besim, shpresë dhe dashuri! Tërfili, bima e fatit dhe e simbolikës së shenjtë

Edhe pse e njohur më tepër për kuptimin e saj simbolik, lulja e tërfilit gëzon po aq karakteristika sa lulet e tjera.

Diversiteti më i lartë gjendet në Hemisferën e Veriut, edhe pse Amerika e Jugut dhe Afrika janë vendbanime të po së njëjtës bimë.

Jetëgjatësia e tërfilit varion nga dy vjet, në një vit.

Tipike e tërfilit është gjethja trifletëshe, e cila çel lule të vogël të kuqe, lejla, të bardhë ose të verdhë, duke bërë që kjo bimë të dallojë nga lloje të tjera të përngjashme.

Simbolika më e njohur lidhet në mënyrë të hershme me Irlandën.

Sipas legjendave, Shën Patriku ndërsa përpiqej të kthente irlandezët në të krishterë, përdorte tërfilin për të shpjeguar trininë e shenjtë me secilën fletë që përfaqësonte Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë.

Por në fakt, irlandezët, asokohe besonin se këto tre gjethe që qëndrojnë gjithnjë bashkë janë tre elemente të rëndësishëm për njeriun: besim, shpresë dhe dashuri.

Por, ndodh që ka edhe gjethe të katërt, e cila është padiskutim fat.

Mendohet se me katër fletë ishte tërfili që Eva vodhi nga kopshti i Edenit para se të dëbohej për shkak të mëkatit të mollës së famshme.

Ndoshta nuk do ta besoni, por kjo bimë ka një festë: ajo mbahet ne 17 mars dhe njihet si dita e Shën Patrikut, por në të vërtetë gjithçka lidhet me simbolet dhe kuptimet që dhuron trefletëshi.

E konsideruar si shenjë fati, kjo lule i dhurohet njerëzve më të dashur, ose iu vendoset të vegjëlve në kokën e djepit, tipike kjo e disa vendeve në Shqipëri.

Besohet se katër gjethet e tij përfaqësojnë katër drejtimet në jetë, por dhe katër elemente shumë të dëshiruara nga njeriu: suksesi, dashuria, shëndeti dhe fati.

Mos u çuditni kur e shihni këtë simbol të ndërthurur me patkoin, tërfili dhe patkoi, janë simbolet e fatit, të cilat mund t’ia dhuroni personave tuaj më të dashur, aq sa shpesh u qëndiset të vegjëlve në jakën e veshjeve të tyre.

Keltët e lashtë nderuan tërfilin për shkak të trinitetit të gjetheve të tij, por nga ana tjetër është konsideruar si një burim ushqimi për bagëtinë, duke i dhënë kësaj bime atributet e bollëkut, simbol i cili shpesh gjendet në hyrjet e shtëpive të fermave.

Po ashtu në shumë vende kuptimi i trefleteshit lidhet me pjellorinë, kjo pasi si bimë ka një jetëgjatësi të konsiderueshme.

Nëse ju shfaqet në ëndrra, simbolika e tij ka të bëjë me rritjen e të ardhurave dhe fitimeve, përmirësim të shëndetit dhe arritje në karrierë.

Kjo lidhet kryesisht për shkak të ngjyrës së saj, pasi jeshilja në ëndrra lidhet edhe me mirëqenien/ bordo.al

Paçi Fat!

PO TËRFILI SI BIMË DHE VETITË MJEKËSORE, CILAT JANË?
Është një bimë shumëvjeçare, e lartë deri 30 cm, me gjethe me tre fletë, me formë ovale dhe me ngjyrë të gjelbër të fortë. Lulet janë mjaft të vogla dhe të mbledhura në kokat në formë sferike.

Famiglia: Fabaceae

Emri botanik: Trifolium pratense L.

Emri i zakonshëm: Tërfili i fushës

Pjesa që përdoret: Lulet

Karakteristikat:

Është shumë i përhapur në Europë, Azinë Përëndimore, Afrikën e Veriut. Kjo bimë lulëzon nga maji në tetor.

Shkenca :
Studime të ndryshme janë kryer për të kuptuar nëse fitoestrogjenët që përmbahen në tërfil mund të jenë të nevojshëm për të lehtësuar simtomat e menopauzës.

Studime të ndryshme megjithatë, kanë nxjerrë rezultate kontradiktorë, por mesa duket tërfili mund të lehtësojë afshet e nxehta tipike të menopauzës dhe ka një efekt stabilizues në humor.

Studime të tjerë kanë zbuluar një farë aftësie të tërfilit për të ulur nivelet e PSA(Antigjeni Prostatik Specifik), një markues zbulues i kancerit së prostatës, mbase për arsye se izoflavonet luajnë një loj aksioni mbrojtës kundrejt prostatës.

Mënyra e marrjes:

Tërfili mund të marret në formën e çajit bimor, shurup, kapsulë, ose tabletë

Përdorimi:

Lulet e tërfilit kanë një efekt ekspektorant, por tërfili përdoret edhe në trajtimin e kollës së thatë dhe laringitit.

Në Indi është e rekomanduar për gratë shtatzëna për të promovuar prodhimin e qumeshtit dhe si një tonik të mitrës, për të nxitur ristabilizimin e mitrës pas lindjes.

Historia:

Në artin gotik gjethet e tërfilit ishin një element dekorativ që përfaqëson Trininë e Shenjtë.

Legjenda thotë që Patriku, i pari i cili solli fjalën e Krishtit në Irlandë, ishte në gjendje të shpjegojë misterin e Trinisë pikërisht me ndihmën e tërfilit dhe pasi Patriku u bë një shenjt u përfaqësua me një tërfil në dorë ose me tërfilin e vizatuar në rrobat ipeshknore.

Në herbariumet mesjetare tërfilit i ishte caktuar vetia terapeutike për të shëruar njollat e syrit.

Efektet:

Përdorimi i tërfilit normalisht duhet të jetë i sigurt, por duhet të përdoret me kujdes në gratë e prekura nga kancere që i përgjigjen estrogjenit, për shkak se tek tërfili janë të pranishme substanca bimore të ngjashme me estrogjenin.

Parimet kurative kryesore:

Kjo bimë mund të përdoret si një ilaç natyral në rastet e mëposhtme:

– Sëmundjet Gjinekologjike

– Sëmundjet Onkologjike

Loading...