OSHEE punime në nënstacionin e Vorës, kufizohet energjia

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), për shkak të punimeve për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike, është duke kryer një sërë remontesh dhe punimesh në disa nënstacione në të gjithë vendin.

Kësaj here OSHEE është duke kryer punime në nënstacionin e Vorës, qarku Tiranë, duke kufizuar energjinë elektrike për këto zona: Fushë-Prezë pjesërisht dhe zona e Rinasit pjesërisht.

Kufizimi i energjisë elektrike do të fillojë ditën e nesërme në datën 8 nëntor dhe do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-14:00./atsh

Loading...