Ja kujt i kërkoj ndihmë ish-polici, u ekz*ekutua në Tiranë

A.Bilali, ish polici që u ekz*ekutua mesditës e së mërkurës në Tiranë, kishte kërkuar ndihmë në Komitetin Shiptar të Pajtimit.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Gjin Marku, kreu i këtij komiteti tregon se si u takua me familjen Bilali dhe i kishin kërkuar ndihmë.

“E njoh familjen fatkeqe dhe e di se ata janë përfshirë në disa ngjarje tra*gjike, ku policia nuk ka mundur të identifikojë autorët. I shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet më të thella familjes Bilali, e cila ka ngritur shqetësimin edhe para zyrës sonë, por pa identifikuar autorët. Pa identifikimin e autorëve për ne ka qenë e vështirë të bëjmë hapa për pajtimin e e sqarimin e situatave që kanë çuar në vra*sjen e vëllezërve Bilali”, ka thënë Marku.

Më tej ai tregon edhe zonat më tipike të Tiranës në raste ngujimi.

“Zonat më tipike me mbajtje familjesh në gjak*marrje janë Kombinati, Yzberishti, Selita dhe Kamza. Problemi i tokave dhe kr*imi i organizuar në këto zoan është më i dukshëm për të sjellë pasoja e vra*sjeve dhe të hasmërisë”, shprehet ai.

50-vjeçari Arben Bilali u që*llua ditën e mërkurë nga një distancë prej 5 metrash.

Bilali ishte larguar disa orë para ngjarjes nga banesa e tij. Ish-polici ishte pasagjer në një automjet tip ‘Golf 4’ i.

Atentatorët me ‘Benz’ të zi e kanë gjurmuar Bilalin që prej ‘Vasil Shantos’ dhe e kanë ndejkur deri në rrugën ‘Daniel Ndreka’.

Sapo zbriti nga makina pranë banesës së tij, atentatorët e që*lluan me bre*shëri plu*mbash me një ar*më auto*matike me sile*nciator.

Kujtojmë se A. Bilalit i kanë ekz*ekutuar dy vëllezërit në dy ate*ntate të ndryshme.

Në vitin 1997 ish-policit i vra*në vëllain Bujar Bilali, i cili ra gabimisht pre e një bres*hërie plu*mbash, ndërsa në vitin 2010 i vr*anë vëllain tjetër Leoard Bilali, ish mundës i Dinamos.
(Shqiperiaime)

Loading...