Velina e “Stop”-it, shpërthen dhe zbulon të vërtetën e turpshme të largimit nga Tv Klan

Alesia Bami është një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Së fundmi ajo është bërë kryefjala e mediave rozë pasi nuk u shfaq më si velina e emisonit investigativ “Stop”.

Vendin e Alesias në këtë emision e zuri një vajzë tjetër. Në lidhje me këtë ajo ka reaguar me anë të një postimi në Instastoryn e saj.

Ashtu siç u komentua edhe nga mediat, arsyeja ishte pjesëmarrja e saj në emisionin e televizionit rival, “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.

Alesia ka shkruar se ajo është pushuar në mënyrë flagrante nga puna me anë të një mesazhi.

Në përfundim të mesazhit të saj, ajo ka shkruar se së shpejti do ta shikojmë me një projekt të ri.

Postimi i plotë:

Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit ‘Stop’. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në ‘Top Channel’ dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri”.
(Shqiperiaime)

Loading...