Sarandë – 40 ekonomistë dhe ekspertë kontabël informohen mbi risitë legjislative

40 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të tatimpaguesve në rajonin e Sarandës, morën pjesë në takimin informues të Drejtorisë Rajonale Tatimore, për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019.

Paketa Fiskale 2019, ka si objektiv përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave, reduktimin e kostove të përmbushjes tatimore, si nga biznesi, ashtu edhe nga administrata, por edhe nxitjen e deklarimeve dhe pagesave në kohë.

Përfaqësuesit e biznesit vlerësuan qasjen profesionale që po ndiqet nga Administrata Tatimore për informimin e tyre në lidhje me ndryshimet kryesore që kanë të bëjnë me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Taksat Kombëtare.

Drejtuesit e DRT Sarandë garantuan se në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit, tatimpaguesit mund të marrin informacionin dhe asistencën e duhur për të kuptuar drejt dhe në mënyrë korrekte ndryshimet në legjislacion.

Loading...