Një ditë më parë, investitorët gjermanë dhe ata nga Evropa Nordike kritikuan klimën e investimeve në Shqipëri, duke shigjetuar mungesën e infrastrukturës dhe korrupsionit si pengesat kryesore.
Ndërkaq të dhënat e Bankës Botërore e rendisin Shqipërinë në vendin e dytë në rajon, për sa i përket stokut të investimeve të huaja direkte me rreth 1 miliard dollar për vitin 2017, që është edhe statistika e fundit.
Në vend të parë në rajon është Serbia, me 2.8 miliardë dollarë, ndërsa pas nesh renditet Mali i Zi me 560 milionë dollarë e më pas, Maqedonia e Kosova.
A është vërtet kaq konkurruese Shqipëria sa shifrat tregojnë?
Vlen të theksohet se peshën kryesore në fluksin e investimeve të huaja në vendin tonë e mbajnë dy projektet e mëdha, gazsjellësi TAP dhe hidrocentrali i Devollit.
Me përfundimin e tyre këtë vit, Shqipëria gjendet në vështirësi serioze për të gjetur investitorë të tjerë që të mbulojnë peshën e tyre dhe do të japin kontribut në ekonomi. Gjë që deri më tani, nuk ka ndodhur.