Ja kush është Nënkoloneli që emërohet komandant i Forcave Speciale

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka uruar suksese komandantit të ri të Forcave Speciale, nënkolonel Ramadan Karakushit.

Sot është bërë ndërrimi i stafetës së detyrës së komandës së Forcave Speciale, ku kolonel Ilirjan Dautit i dorëzon stafetën nënkolonel Ramadan Karakushit.

“Mirënjohje kolonel Ilirjan Dautit për punën e deritanishme në krye të njësisë elitë të Forcave të Armatosura dhe suksese nënkolonel Ramadan Karakushit, komandantit të ri të Forcave Speciale, të cilat jam e bindur se do të vijojnë rrugën e profesionalizmit dhe rritjes së mëtejshme të kapaciteteve, duke na nderuar kudo ku ata shërbejnë”, shprehet ministrja Xhaçka.

Dorëzimi i stafetës është bërë me një ceremoni në prezencë të trupave të Forcave. /atsh/

Loading...