Dhe për të treguar më tepër për shenjat më të favorizuara të muajit Shkurt, astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.
“Muajin Shkurt e presin më shumë të dashuruarit me mendimin se është Shën Valentini, festa e tyre. Pikërisht më datë 14 Shkurt futet Marsi në shenjën e Demit. Demi njihet si shenjë erotike dhe si zotëruese dhe kur futet Marsi aty do të thotë që ne duam që atë çfarë kemi ta zotërojmë qoftë edhe me luftë.
Presupozohet që dita e dashurisë të ketë edhe nota zotëruese. Shkurti fillon me një tendecë sikur po hipin në avion dhe po bëjmë një fluturim të bukur, është shumë joshës fillimi. Ata që do mund të ikin nga e keqja do të shijojnë gjëra të bukura, ato që do të mbeten thellësisht në çështje tokësore mund të futen në një pus të thellë inatesh”, tha Meri Shehu.
Renditja e shenjave të horoskopit për muajin Shkurt, nga shenja më pak e favorizuar deri tek ajo më me fat:
12-Binjakët, janë një pozicion pak të vështirë. Planetet tregojnë paqartësi në çështjet ekonomike, karrierën dhe punën. Duhet të kenë kujdes sepse mund të arrijnë gjëra shumë të rëndësishme në fillim të muajit, por kanë një konflikt rreth datës 14 Shkurt. Një takim shumë i rëndësishëm mund të përmbysë planet e tyre.
11-Luani, ky nuk është një pozicion i përhershëm për ta, është thjeshtë për muajin Shkurt. Do kenë një Hënë të re përballë shenjës së tyre në Ujor në datë 4, të cilën duhet ta shikojnë me vëmendje. Duhet të bëjnë një hapje të re, një marrëveshje të re, ndoshta edhe një martesë të mirë, por duke i dhënë avantazh partnerit. Ana ekonomike do të jetë premtuese dhe do të kenë qetësi fizike.
10-Demi, do të jetë muaji i zgjedhjeve reale të çështjeve. Do të marrin atë çfarë pretendojnë. Rreth datës 13-14 do parapërgatiten për hapjen e gjërave të reja.
9-Akrepi, janë në këtë pozicion sepse dalin përballë shenjës së tyre dhe duhet të jenë në stilin e mirë të strategjive të mëdha dhe të përballen me kundërsulme. Do të ngacmohen në përgjithësi. Ajo çfarë është e mirë për ta është Afërdita në shenjën e Bricjapit.
8-Gaforrja, në pamje të parë mund të themi që do të kenë aleanca dhe lajme të mira. Kjo do t’i vendosë Gaforret në qetësi. Më vonë do të shikojmë që sa më shumë partneritet t’iu ofrohen, do të vënë kufij sepse do të futen me intuitë në plane dhe punë, por të gjitha do fillojnë të kushtëzohen dhe do të ndihen sikur thjeshtë do të jenë aty. Gaforreve do t’iu vihen kufij.
7-Virgjeresha, janë në pozicion të tillë sepse do t’iu hapet një punë e re. Do të kenë shanse të mira për blerje. Është vit i mirë blerjesh për ta. Hëna e plotë në datën 13 do të sjellë një kompletim.
6-Peshqit, mund ta kenë muajin e bingos Shkurtin në karrierë, bashkëpunime apo dashuri. Mund të marrin nga të tjerët çfarë të duan, por do jenë pak të paqartë këtë muaj. Peshqit joshin dhe pretendojnë të fitojnë bingo.
5-Bricjapi, meritojnë këtë pozicion sepse planeti i dashurisë dhe ekonomisë futet në shenjën e tyre. Duhet të kenë parasysh të zgjedhin debatet familjare. Duhet të bëhen më të hapur. Çështja ekonomike për ta do jetë pozitive.
4-Dashi, ky muaj mund t’i fusë në program, do kenë njohje të mira, flirte apo dashuri me shikim të parë.
3-Shigjetari, është viti i tyre, shigjeta e tyre fillon më 1 Shkurt me ide udhëtimesh. Do kenë mundësi në dashuri. Afërdita në Bricjap i kthen pak pas në një çështje personale.
2-Peshorja, ata do të duan të peshojnë gjëra konkrete. Nuk do duan fare llafe, por në peshoren e tyre do të duan të peshojnë një premtim të deklaruar apo anë ekonomike të deklaruar. Do largohen nga njerëzit që nuk i kanë mbajtur premtimet dhe do masin gjëra korrekte dhe të mira. Do marrin vendime të mëdha në lidhje me jetën personale apo me punën.
1-Ujori, ka muajin e tij. Kanë henën e re në shenjën e tij. Do kenë lajme të mira, udhëtime, dashuri me shikim të parë. Ka ardhur koha të gjejnë dashurinë e vërtetë. Është muaji që iu jep elektrizim dhe energji. Duhet të jenë të kujdesshëm për shëndetin e tyre këtë periudhë./tvklan.al