Kryeministri Edi Rama ka akuzuar pedagogët se po pengojnë plotësimin e kërkesave të studentëve.
Në takimin me studentët në sallën e re të rikonstruktuar të studimit tek konviktet e Mjekësisë, duke iu përgjigjur pyetjes së një studenteje se ku shkojnë bursat, Rama la të nënkuptonte me përgjigjen e tij se qeveria ishte gati të plotësonte kërkesat porse faji që universiteti ndodhet në këtë situatë janë pedagogët.
“Universiteti është autonom. Autonomia nuk është liria e pedagogëve që të bëjnë grevë dhe ti lënë studentëve rrugëve por është përgjegjësi për ti dhënë mësim studentëve për të cilën ata paguajnë.
Autonomia nuk është liri për të thënë unë ngujohem dhe në emër të një pakice pengoj shumicën të marrë mësim por është përgjegjësi. Pse nuk hyn dot policia në universitet? Sepse ka autonomi”
Ky është problemi. Ti ca do nga unë. Qeveria i ka lekët. Po si ta bëj si qeveri që i duhet lista e studentëve..
Shko tek fakulteti merr dhe të gjithë shoqet dhe shokët që u takon bursa dhe thoni nxirrni letra.
E keni më kollaj të mblidheni e protestoni kundër meje dhe kaq të vështirë për gjënë që ju takon, dhe nuk ju lënë tua japin disa mark mark rrugëve që kanë hallet e tyre
Kush janë këto që ju pengojnë të drejtat tuaja?
Kaq pula jeni.. shkoni dhe kërkoni të drejta tuaja?”
Madje i bëri thirrje studentëve të ngrihen kundër pedagogeve.
“E pabesueshme ju pas protestës që bëtë prapë nuk kuptoni forcën tuaj. Kjo që po ndodh është kërcënim i drejtëpërdrejtë për të humbur vitin.
Ju të pranoni që një grusht njerëzish dhe një grusht pedagogësh tju kërcënojnë dhe tju thonë se jeni tradhëtar.. e të mos mblidheni bashkë për të qëndruar tek dera dhe për të kërkuar llogari deri kur të hapet dera për të shkuar në shtëpi të rektorit dhe për ti thënë dil jashtë. Dili zot vetes tende”