Avokatja e njohur dhe moderatorja e rubrikës “Shihemi në gjyq” Eni Çobani flet pas aksidentit me makinë ku u përfshi pak ditë më parë.
Kur kanë kaluar 5 ditë nga mbrëmja e frikshme që përjetoi në hyrje të Bajram Currit, zonja Çobani thotë se ka kaluar momente të vështira dhe është ende e rënduar nga ajo që ka përjetuar.
“Të më falni për vonesën në përgjigjigje por kam kaluar dhe jam akoma e rënduar nga ajo që përjetova”,- thotë Çobani.
Burime të “BalkanWeb” raportuan se zonja Çobani nën shoqërinë e mikeshave të saj, mes tyre edhe politikania e njohur, njëherësh ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e së dielës (27 janar) rreth orës 23:50 në hyrje të Bajram Currit, në vendin e quajtur “Përroi i Shydenicës”.
Të njëjtat burime thanë se makina tip “Audi Q5” që drejtohej nga zonja Çobani ka dalë nga rruga e ka rënë poshtë urës duke u rrokullisur. Në një makinë tjetër shoqëruese ndodheshin edhe Pranvera Vatoci e Rezarta Metaliaj, të cilat kanë njoftuar policinë, duke i dhënë ndihmën e parë. Zonjat ktheheshin nga një darkë së bashku e fatmirësisht nuk kanë marrë plagë të rënda.