“Ose rrëzo atë, ose ik dhe vetë” – I drejtohet qytetari nga Ballshi, Bashës

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka patur sot një takim me qytetarë dhe tregtarë të qytetit të Ballshit, të cilët i kanë shprehur shqetësime për vështirësi ekonomike, veçanërisht pas problemeve të krijuara me mospagesat e naftëtarëve.

Ndërsa Basha i është afruar një qytetari me fjalet “si je”, përgjigja e tij ka qenë:

– Për faqe të zezë!

Më tej qytetari ka vazhduar duke iu drejtuar Bashës me fjalët: “O rrëzoje atë, ose ik edhe vetë Luli”.

– E keni në dorë ju, – është përgjigjur Basha, duke i thënë qytetarit se tashmë rrugët politike kanë mbaruar dhe duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

– E kemi ne, por edhe ti. Dili për zot ose hajde ikim pastaj,- ka vijuar qytetari, i cili i ka kërkuar Bashës të zgjidhë problemet e naftëtarëve nëse vjen në pushtet./ M.B

Loading...